Më 16 dhe 17 nëntor, 2006 u zhvillua një kollokuium i organizuar nga Rrethi Akademik i Letërsisë Krahasuese, anëtar i organizatës ndërkombëtare (Association Internationale de Littérature Comparée - AILC/ International Comparative Literature Association - ICLA). Prapa titullit të tubimit "Çfarë krahason letërsia krahasuese" në fakt mbizotëronte transparent shqetësimi real - a mund të mbijetojmë me argumente shkencore gjatë krahasimit të letërsive "të vogla" me ato të "mëdha".

Rusana Hristova-Bejleri (Universiteti i Sofjes )
Letërsia shqiptare dhe çështja e homogjenitetit në krahasim

Hyrje: Studiuesi i jashtëm i një kulture, në qoftë se do të jetë kompetent, i lipset të depërtojë thellë në të. Kështu ndërkaq, del para sfidës të absorbohet, të identifikohet me situatën në mikro nivel dhe, në rastin më të skajshëm, të kthehet pamje si pasqyrë të saj që vë kurth si për të, ashtu edhe për fushën me të cilën merret. Anasjelltas, vështrimi kritik shfaq prirjen e një gjykatësi tepër të rreptë dhe ndodh të nënvlerësojë dukuri të vlefshme në thelb për shkak të dobësive sipërfaqësore. Ruajtja e ekuilibrit dhe të mprehtësisë së përceptimit kërkojnë hapa të vetëdijshëm. Një hap i tillë lidhet me distancën e krahasimit, ku është përqendruar Rrethi Akademik i Letërsisë Krahasuese. Një hap tjetër i mundshëm është "humori i ndriçuar" (siç titullohet një prej projekteve të Sektorit të Kulturës pranë Institutit të Ballkanistikës në Sofje). Ilustrimin e të dyja metodave të përmendura e gjejmë në skicën e poetit të ri shqiptar Parid Teferiçi (l. 1972), e cila është zgjedhur si moto e botimit të madh interneti të poezisë bashkëkohore shqiptare nga Shqipëria paralelisht në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht në revistën Transcript-Review (http://transcript-review.org) Dua t'ju tërheq vëmendjen tek kjo skicë si kalim në temën konkrete të prezantimit mbi letërsinë shqiptare.

Në një vend të vogël si ky
Leviat'hani shqiptar është një sardele.
Odat tona të burrave janë kutija sardelesh. Aty, e drejta, për të qëndruar,
duhet të paloset më dysh, më katërsh.



Në një vend të vogël si ky, kaq të vogël sa mund t'ia vizatosh fare mirë hartën në shkallën 1 me 1 në këtë paketë cigaresh, nuk di gjer dhe se ku të mbështesësh duart: në fytin e fqinjit, apo në vithet e gruas së tjetrit?
Në këtë sofër, kaq pranë e pranë, si të përshëndesësh dikë, pa goditur me bërryl një tjetër, si të thuash një fjalë të ëmbël pa shurdhuar njeri?
Shihemi në lugën e njëri-tjetrit, e jemi të shtrembër.

[Nga vëllimi Meqenëse sytë, Tiranë: 2003, f. 76]

Potenciali informativ i viteve të fundit lejon të pohohet,
se kur thuhet se letërsia shqiptare nuk është shumë e njohur jashtë, kjo nuk ndodh më për shkak se është e paaritshme. Problemi aktual është presioni i fuqishëm i rrymës së informacionit, i cili e kufizon njeriun brenda prioriteteve personale kryesore. Po të mendojmë nga pikëpamja psikologjike, koha dhe mundi për të ndjekur dhe përpunuar informacionin mbi letërsinë shqiptare nga një person që nuk merret të paktën pjesërisht me të, shpesh rezultojnë jo pragmatike kundrejt dëshirës personale. Një gjendje e ngjashme quhet tipike edhe për kulturat e tjera, që bien në përkufizimin stereotip "të vogla" ose "periferike". Në kumtesën e prof. Rumjana Stançevës u ngrit edhe një problem i përbashkët: emrat e disa autorëve ballkanikë, me të cilat shënohet kultura ballkanike si tërësi. Për letërsinë shqiptare jashtë metonimia në fjalë realizohet nga asocimi automatik me shkrimtarin Ismail Kadare (në gjuhën bullgare janë përkthyer mbi 15 vepra te tij). Madje diku në shtyp është debatuar për përdorimin e Kadaresë për "nevojën e identifikimit të shqiptarëve jashtë sht?tit". Në fushën e komparativistikës kjo na shpie te çështja e përqasjes së madhësive të ndryshme (të pangjashme). Ismail Kadareja është figurë unikale dhe krijues kolos, fat i madh për kombin e vet dhe duhet të krahasohet me personalitetet e kalibrit të tij. Në praktikë veprat e tij zotërojnë spontanisht receptimin e gjithë letërsisë shqiptare. Çfarë mund të bëhet për të zgjeruar optikën? Një prej botimeve më të reja nën kujdestarinë e Asociacionit Ndërkombëtar të Letërsisë Krahasuese titullohet "Historia e Kulturës Letrare të Evropës Qendrore Lindore", 2006, në katër vëllime (përfshin disa artikuj të Robert Elsie-t për letërsinë shqiptare). Veç prerjes jo standarde gjeografike vertikale, që synon thyerjen e shablloneve dhe vijave ndarëse ekzistuese, autorët ofrojnë ide praktike për krahasimin e dukurive heterogjene, hibride dhe kalimtare; të përbërësve topografikë; të rajoneve marginocentrike që "sfidojnë hegjemoninë e kryeqyteteve", të të ashtuquajturave "non-totalizable aggregates", fjalë për fjalë 'agregate që nuk mund të totalizohen" e tjera. Këto ide, veç një zbatimi të realizuar kompakt, duken të përshtatshme për letërsinë shqiptare në perspektivë. Në sfondin e homogjenizimit negativ të shkaktuar nga faktorë si nacionalizmi mbrojtës i trashëguar që nga Rilindja dhe moszgjidhja e çështjes kombëtare; "partocentrizmi" i lindur në diktaturë (term i propozuar për letërsinë bullgare nga studiuesi Panajot Karagjozov që mund të përkthehet edhe si "centrizmi partiak"), globalizmi rrafshues i dhjetëvjeçarit të fundit, shihet nevoja të çahet ndonjë rrugë tjetër. Idetë që ofron botimi në fjalë janë të vlefshme edhe me faktin se apriori i japin krahasimit drejtim pozitiv. Përgjithësisht drejtimi i çdo krahasimi mund të cilësohet si pozitiv ose negativ, si konstatues ose cilësues. Kështu, po të kërkojmë paralele të plota, shtrirje tërësore dhe simultane të dukurive botërore në letërsinë shqiptare, siç ndodh shpesh, drejtimi mund të shihet neutral/mohues. Nëse do të niset nga heterogjeniteti dhe nga pikët e kontaktit, hapen gjerë dyert pozitive.
Meqenëse gjuha shqipe është ndër elementet kryesore të përkatësisë etnike shqiptare, termi "letërsia shqiptare" mbulon të gjithë letërsinë në gjuhën shqipe, si dhe atë të autorëve shqipfolës. Diferencimi bëhet duke saktësuar: letërsia shqiptare nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ose nga diaspora, letërsia arbëreshe ose italo-shqiptare. Po të pranojmë përkufizimin metodologjik se "letërsia krahasuese krahason, kalon kufij dhe përdor modele", që u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit në konferencë, del në pah se në rastin e letërsisë shqiptare një minimum i tillë veprimesh jep dorë për krahasim brenda për brenda komuniteteve shqipfolëse qe iu përkasin shteteve të ndryshme, si dhe për krahasimin e gjithë organizmit të tyre jashtë.
Gjatë viteve të fundit po merr formë intensivisht hapësira kulturore mbarëshqiptare me anë të njohjes së ndërsjellët dhe të shkrirjes së përbërësve shumë heterogjene sipas parimit të enëve të lidhura ndërmjet komuniteteve shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, pakicat historike dhe masat e emigrantëve bashkëkohorë në vende të tjera (Greqi, Itali, Gjermani, SHBA). Procesi në fjalë mbështetet si nga politika kulturore, ashtu edhe në rrugë të brendshme letrare. Një shembull i tillë është shkrimtarja e re dhe e emancipuar nga Shqipëria Flutura Açka, të cilën e kam zgjedhur sepse sapo doli nga shtypi përkthimi bullgar i romanit të saj "Vetmi gruaje", kurse para pak kohe u promovua romani i saj i ri "Hiri" me zgjidhje domethënëse hapësinore të subjektit: protagonistja nga Tirana njihet në Prishtinë me një piktor shqiptar me banim në SHBA.
Parashikimi im është se në perspektivë do të bëhemi dëshmitarë të rritjes së statusit të jashtëm të letërsisë shqiptare, si rezultat i procesit që po shohim për momentin, kur në "tempullin e kulturës kombëtare" konsolidohet çdo gjë që është krijuar deri tani. Diçka që mungon në një pjesë të letërsisë shqiptare, përfaqësohet nga ndonjë pjesë tjetër, ku është e pranishme. Në këtë mënyrë fragmentarizmi dhe lokalizimi ndërtojnë një sistem funksional kompletues. Në rrjetin e tij dukuritë kryesore evropiane dhe ballkanike gjejnë shpejt paralele, analogji ose eksperiment, të cilat ekzistojnë në ndonjë vend ose zonë kontakti dhe jo gjithmonë në të njëjtën kohë dhe kronologji.
Treguesit, sipas të cilëve letërsia shqiptare paraqitet heterogjene, dhe të cilët e përcaktojnë si "organizëm hibrid" janë ata të përshtatshme për studime krahasuese të brendshme, që po kryhen nga kritika shqiptare. Në vija të përgjithshme letërsia shqiptare është heterogjene për sa i përket selektimit dhe aplikimit të modeleve të jashtme. Por atje ku një model lëshon rrënjë, vihet re njëfarë homogjeniteti dytësor, në trajtimin e tij. Thënë ndryshe, ekziston mundësia terma si historia ose teoria e letërsisë shqiptare në rastin e disa rrjedhave letrare, filozofike dhe shoqërore, të paraqiten me anë të topografisë së letërsisë shqiptare (por të zhveshur nga konotacioni politik). Pa hyrë në detaje mund të përmenden disa shembuj:

1. Shkollat dhe rrymat letrare: romantizmi evropian i shekullit XIX në vendbanimet arbëreshe në Itali: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe; romantizmi rilindas - në gjithë territorin tjetër shqipfolës; santimentalizmi si post-romantizëm dhe jo si para- romantizëm në vitet 30; postmodernizmi - Kosova nisur nga vitet 70 - Rexhep Qosja, Eqrem Basha etj., "partocentrizmi" - Shqipëri në vitet 44-91.
2. Ndikime filozofike, fetare dhe shoqërore:
- Libri i parë i zbuluar deri tani në gjuhën shqipe, "Meshari", 1555, dëshmon tërthorazi për një traditë paraprijëse letrare, për të cilën ka arsye të mendohet se është formuar në rrethet katolike të Shqipërisë Veriore dhe kryesisht në qytetin e Shkodrës. Ky përkthim fetar konsiderohet si zanafilla e traditës letrare të gjuhës shqipe, sikurse përkthimet e teksteve të Ungjillit në gjuhën bullgare nga krijuesit e alfabetit cirilik vëllezërit-shenjtorë Kirili e Metodij.
- Folklori situativ i tipit oriental (fillimisht në shekullin XVIII i shkruar me shkronja arabe) përhapet deri në mes të shekullit ??? ndër gjithë shqiptarët. Por fenomene më të thella me prejardhje orientale si filozofia bektashiane, mistika persiane, sufizmi kanë gjetur dhe pjellore kryesisht në pjesën jugore të Shqipërisë së sotme.
- Gjysma e parë e shekullit XX dominohet dukshëm nga qëndra kulturore e Shodrës (Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Vinçenc Prenushi etj)
- Simbolizmi si rrymë letrare shfaqet në poezinë e Lasgush Poradecit dhe Asdrenit, të cilët, duke jetuar në Rumani, kanë patur kontakte me poetët rumunë më të spikatur të gjysmës së parë të shekullit XX.
- Disidenca në letërsi: gjendet vetëm brenda Shqipërisë ku ka pasur diktaturë. Çështja se kush është disident, ndërkaq, paraqitet si objekt diskutimi nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Thelbin e diskutimit ne, bullgarët, e kuptojmë mirë, edhe pse nuk e kemi vuajtur me të njëjtën mizori. Cila letërsi e shkruar në kohën e regjimit komunist duhet të quhet disidente: ajo që është krijuar nga autorë të përndjekur ose të dënuar, ose çdo letërsi që mund t'i sillte autorit dënim, edhe kur kjo nuk ka ndodhur. Bën përshtypjes, se për "Perëndimin" dallimi në fjalë shihet i madh dhe diferencues, është humnera e dhimbjes se trupëzuar kundrejt një potenciali të frikshëm të pakonsumuar. Njerëzit nga "Lindja", që kanë jetuar në një realitet të ngjashëm, e kanë më të qartë sa e hollë ka qenë vija në mes.
- Marrin guxim pasuese të feminizmit, intelektuale të reja, shpesh me banim ose të martuara jashtë shtetit - Flutura Açka -Holandë, Elvira Dones - tani në SHBA; Lindita Arapi - Gjermani, por jo detyrimisht - Olimbi Velaj, Rudina Xhunga, Luljeta Lleshanaku, Sazana Çapriqi etj.

3. Tematologjia:
- Tema e burgut politik -në Shqipëri, përfaqësues si Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Maks Velo, Pjetër Arbnori etj;
- Tema e luftës - në Kosovë, një varg romanesh, poezish, dramash. Autorët janë edhe nga brezi më i ri. Motive qendrore - fati i vajzave të përdhunuara dhe i personave të zhdukur.

4. Në pika të veçanta të hapësirës kulturore shqiptare në Kosovë dhe në Malin e Zi akoma ruhen të gjalla tradita, për të cilat kulturat e tjera evropiane vetëm kanë dëgjuar ose kanë lexuar. Një shembull karakteristik është vitaliteti i folklorit epik të shoqëruar me lahutë.

5. Një faktor specifik është bilinguizmi i autorëve si gjuhë krijimi. Shfaqet më shpesh në Itali dhe në Maqedoni. Shumë prej shkrimtarëve, poetëve dhe dramaturgëve me prejardhje nga territori i shtetit maqedon, në kohën e ish-Jugosllavisë janë sistemuar në Prishtinë, janë bërë pjesë e mjedisit kulturor vendas dhe prej kohe vetëpërcaktohen si autorë kosovarë si p.sh. Agim Vinca, Eqrem Basha etj. Ata janë trilingva, por shkruajnë vetëm shqip. Nga pikëpamja metodike interesante për teorinë krahasuese do të ishin autorët që shkruajnë në dy gjuhë jo sepse janë të detyruar, por e bëjnë me kënaqësi dhe më kompetencë të barabartë gjuhësore. Shembuj të tillë janë autorët shqiptarë nga Maqedonia të cilët jetojnë atje dhe janë afirmuar brenda këtij shteti, si Luan Starova dhe Kim Mehmeti. Veprat e tyre janë në dispozicion të lexuesit bullgar veç në përkthim, edhe në maqedonisht.

Treguesit, sipas të cilëve, letërsia shqiptare është relativisht homogjene në hapësirën e përbashkët, kanë të bëjnë me ngjyresën specifike kombëtare. Rrënjët e tyre janë në etnopsikologji dhe, megjithëse të lidhura me letërsinë, mund të studiohen edhe në rrugë ndërdisiplinore.

1. Kronologjia.
Në përgjithësi çdo gjë është e vonë, ngjarjet grumbullohen në kohë dhe ndodhin tani ose para vetëm pak kohe. Pra, kemi kompresim të kohës në krahasim me Evropën, madje me Ballkanin tjetër.
2. Qëndrimi ndaj letërsisë si proces krijues.
Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë dhënë pas krijimit të poezisë, pa qenë letrarë profesionistë. Të qenët poet është diçka e natyrshme në shoqëri në krahasim me opinionin publik bullgar, në të cilin përgjithësisht amatorët ngurojnë të pranojnë pasionin e tyre para të tjerëve. Studiuesi Robert Elsie në një reçencë të tij me dashamirësi bën pyetjen retorike "A mos fle një poet në çdo shqiptar?", kurse në faqen e fundit të librit të tij të sapobotuar "Letërsia shqipe. Një histori e shkurtër", Tiranë: Skanderbeg books, 2006 theksohet se poezia është ndër arritjet kryesore të kulturës së shkruar shqipe gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Në kushtet e ekonomisë së tregut kjo ngjall admirim të veçantë. Një shpjegim interesant i impulsit poetik ofron në parathënie autori i Fjalorit bullgar të rimave, Atanas Moçurov. Ai shënon se çdo njeri në gjendje të ngritur emocionale mendon në rimë. Mbase, poezia është një rrjedhë e natyrshme shkarkimi të vuajtjes së madhe që ka përjetuar historikisht populli shqiptar. Vitet e fundit, ndërkaq, ndihet një fllad në favor të prozës. Logjika aritmetike tregon se shumica e poetëve më të njohur ngadalë i janë kthyer edhe prozës.

3. Treguesi demografik:
- Letërsia serioze, sikurse të gjitha profesionet që etiketohen si serioze, dominohet nga burrat.
- Letërsia e emigrantëve - relativisht homogjene dhe e padiferencuar jashtë shtetit. Ky fenomen nuk është diçka e re për kulturën shqiptare, përkundrazi është ndër tiparet karakteristike. Përfaqësuesit e saj kanë lënë gjurmë në kulturat e tjera që nga periudha e humanizmit evropian e deri më sot. Në Itali tashmë përmendet edhe ndikimi i letërsisë emigrante mbi atë vendase.

4. Treguesi tematik:

- Patriotizmi pa teprim mund të përcaktohet si impulsi gjithëpërfshirës krijues. Kritika letrare periodikisht e ka mbështetur artikulimin e dashurisë për atdheun ose "ia ka tërhequr veshin", sikurse edhe në Bullgari, por secili që njeh shqiptarët qoftë nga larg e kupton se ky "lumë i rrëmbyeshëm" frymëzohet nga brenda shpirtit.
- Kanuni i së drejtës zakonori si burim konfliktesh dhe subjektesh.
- Antologjia poetike si formë e preferuar botimi. Antologjitë hartohen si nga kritikët (Ali Aliu), ashtu edhe nga vetë poetët e njohur (p.sh. Ali Podrimja, Agim Vinca) ku përfshihen vepra dhe promovime të kolegëve të tyre.


Përfundim: Në planin letrar heterogjeniteti është tipari kryesor dallues i letërsisë shqiptare. Prandaj është në interesin e saj që krahasimet të realizohen përtej kritereve standarde. Në rastet ku letërsia kufizon me shkencat e tjera si antropologjia, etnologjia, psikologjia, sociologjia etj. shfaqet një homogjenitet relativ dhe koloriti specifik kombëtar. Njohja e ndërsjellët midis komuniteteve shqiptare është një fenomen pozitiv, nxitës edhe për statusin e jashtëm të letërsisë shqiptare.

Vlerësime për veprën e shkrimtares Flutura Açka


Dr. Amelija Liçeva
Universiteti i Sofjes

DURAS-i Shqiptar?

Libri i F. Açkës "Vetmi gruaje" është i pari në kolanën premtuese të shtëpisë së re botuese "?k-B?-??", që i ka vënë vetes detyrën shumë ambicioze që të mbushë fushat e bardha në njohuritë tona për letërsinë ballkanike dhe, më në veçanti, për letërsinë ballkanike që krijohet nga shkrimtaret femra. Kolana synon të shtojë emra të rinj pranë atyre të Dubravka Ugreshiçit dhe Ana Blandianës dhe do të bëjë një test se deri ku autoret e tjera ballkanike mund ta arrijnë famën e tyre. Thënë më gjerë, do të plotësojë vendet bosh në procesin e njohjes mes fqinjëve, do të hapë shtigje dhe fusha për dialog dhe shkëmbim. Sepse, në fillim të shekullit të 21-të, kur duket tepër e rëndomtë të konstatojmë tendencën e globalizimit, është pak e turpshme që, më pak nga të gjithë, të njohim pikërisht fqinjët dhe të mos interesohemi dhe të mos duam të dimë se çfarë i lidh dhe i bashkon kulturat tona.
Zgjedhja e Flutura Açkës nuk është e rastit. Ajo është shkrimtare e mirë, e njohur në Shqipëri, e përkthyer në disa gjuhë evropiane. Veç kësaj, nuk është një shkrimtare rajonale, nuk është tipi që mund ta quajmë autore ballkanike. Ajo sheh thellë në njerëzoren, në gjendjet, në vetminë, jo kaq shumë në gjurmët e vendeve dhe të ngjarjeve të përjetuara. Megjithatë, asaj nuk i mungon shikimi ballkanik i fiksuar në shenjat, në gjurmët, në pikën e pandarë të vendit dhe të trishtimit, e cila lejon që për Ballkanin të flitet si për depo emocionesh dhe përjetimesh negative.
I lejoj vetes të them se "VETMI GRUAJE" është një libër gjysmë shqiptar e gjysmë italian. Jo vetëm për shkak të subjektit, të vendosjes së tij midis botës italiane dhe asaj shqiptare, por sepse ekziston një kapërcim i motivit ballkanik, për të cilin flas. Flutura Açka është si Marguerite Duras - mbiemocionale, e kursyer në përshkrimet, e fuqishme në sugjestionet, duke vizatuar nga larg njerëzit, duke zhveshur ndjenjat, autore e situatave dhe jo e ndodhive të tipit shkak-pasojë. Shkrimtare, tek e cila TJETRI nuk është i gatshëm të pranojë, e cila i thotë JO rrëfimit dhe të përbashkëtës... Ndërkohë që pasionet e përshkruara, i ngjajnë atyre të filmave të Vitorio de Sikas me Sofia Loren...
Përtej kësaj daljeje në "Evropjanen", rrjedh ndërkaq pyetja e logjikshme, e ngritur në libër: a ka më të vërtetë diçka që është e përbashkët ballkanike? Veç stereotipeve dhe negativizmit, me të cilat ne e ngarkojmë këtë koncept. Nëse do të nisemi nga mënyra e shkrimit të Açkës, përgjigja është më tepër PO. Përtej shkrirjes, humbjes se kufijve, kalimeve për të cilat ajo flet, edhe këtu, gjëja ballkanike, "Ballkanësja", është e tretur thellë, është ana e errët, nganjëherë barbare, ajo që i kundërvihet botës së ndryshme, që paraqet në vetvete "Italianen". Sigurisht, asgjë nuk është e njëkuptimshme. Pasionet e forta janë kudo. Gjërat e çuditshme janë kudo. E vërteta është se Italia është vendi i artit, por edhe në Shqipëri çdo gjë është e mundur, edhe aty dashuria dhe e madhërishmja mund të përcaktojnë rrugën. Megjithatë, "Evropjania" është ëndrra, ndërsa "Ballkanësja" është vendi, ku dashuria dhe vdekja janë përfytyrimet e pasqyrë të njëra-tjetrës, dhe ku në numër, dështimet janë më të shumta se ëndrrat e realizuara.
Në kolanën në fjalë s'parashikohen autore bullgare, por nëse kjo do të shihet e arsyeshme, atëherë më e përshtatshmja do të jetë Emilija Dvorjanova. Sepse, nëse kërkojmë paralele midis këtij "shkrimi femëror shqiptar" dhe shkrimit femëror bullgar, atëherë lidhja ekzistuese është midis Açkës dhe Dvorjanovës - kjo edhe për shkak të mënyrës se si mendohet e kaluara, edhe për shkak të lojës me subjektin kriminal, edhe për rolin e muzikës, edhe për kapërcimin e "Rajonales".

Gli albanesi ci guardano
La rinascita di un popolo che ha come modello l'Italia.
E che noi snobbiamo

DACIA MARAINI

Corriere della Sera ottobre 2002

Cosa sanno in genere gli italiani dell'Albania? A sentire i discorsi della gente, molto poco.Tanti si soffermano sulle notizie di cronaca: gli albanesi non sono quelli che si buttano sulle nostre coste, disperati, portandosi dietro bambini anche piccoli? Non sono quelli che costringono le loro giovani donne a prostituirsi e le trattano con ferocia, uccidendole quando non stanno agli ordini degli sfruttatori? Pochi sanno che il fenomeno dello scafismo è stato quasi del tutto sconfitto, grazie agli stessi albanesi che, dopo anni di disordine, hanno saputo prendere n mano il governo del paese con piglio nuovo e coraggioso. Pochi sanno che in questi ultimi anni sono nati in molte città i Centri donna che hanno come scopo la formazione di una cultura del rispetto verso il corpo femminile e che stanno avendo un grande successo. " é venuta qui l'ex ministra Livia Turco- mi racconta Diana Ciuli, scrittrice e traduttrice raffinata -. Ci ha incoraggiati a creare un centro donna, dandoci fiducia e soldi. Noi abbiamo cominciato, pensando di fallire in poco tempo. Al primo incontro a Scutari c'erano solo uomini e dopo le prime parole mi hanno minacciata di tagliarmi i capelli. Ne sono uscita ricordando loro i doveri di ospitalità. Ma solo pochi mesi dopo siamo riuscite a raccogliere attorno a noi decine di donne e in un anno abbiamo dovuto aprirne altri quattro di Centri donna, in altrettante città e ora siamo anche autosufficienti economicamente"…Fatos Lubonia, che ha pubblicato un libro sulle sue esperienze di prigionia presso l'editore Marcos y Marcos, invece dissente. "Ci sono tanti Islam come ci sono tanti cristianesimi. L'idea del conflitto fra due civiltà non può che giovare agli fondamentalisti". La discussione continua, appassionata, ma civile e amichevole. Fatos Lubonia mi racconta come in questo paese i musulmani convivono pacificamente da secoli. Due anime che si sono anche combattute qualche volta nel passato, ma non hanno mai messo in dubbio l'appartenenza a una madre comune: questa piccola terra "delle grandi aquile", dall'animo suscettibile e orgoglioso. Più che la religione qui la nemica della libertà è stata la fede politica, la tirannia dell'ideologia.Il bel libro di Lubonia racconta nei dettagli la storia di 17 anni di prigione. Il regime staliniano è stato durissimo con gli intellettuali.Scrittori e poeti sono stati costretti al silenzio con censure severissime, persecuzioni, processi e anche fucilazioni. "Il carcere duro è stato per Visar Zhiti il luogo estremo per cosi dire della genesi della sua poesia" scrivono Ennio Grassi e Rosangela Sportelli in una bella antologia, Poeti della terra d'Albania, appena uscita in Italia per le edizioni "In forma di parole". Spesso i poeti, non disponendo nemmeno di un foglio di carta e una matita, imparavano a memoria i propri versi per poi dettarli di nascosto a qualche compagno che aveva la fortuna di tornare libero. Con i poeti anche alcune raffinate poetesse, come Mimosa Ahmeti e Flutura Acka e Luljeta Lleshanaku: " Scusami papà, per questa poesi/che somiglia allo sbattere di una porta"....Giorni fa a Roma, nelle Casa della letteratura diretta da Ida Gaeta, c'è stata un'incontro sulla poesia albanese. Possibile che tanti splendidi poeti siano del tutto sconosciuti da noi? " Ti ho creduto Naim" scrive Anton (Ndoc) Papleka, " E ho aspettato che venissero i giorni buoni./ Quando ero bambino mi hanno detto "queste sono le difficoltà del dopoguerra!"/ e io ho continuato ad aspettare./ Quando ero ragazzo mi hanno detto "queste sono le difficoltà del blocco economico"/ e io continuavo ad aspettare./ Quando mi sono sposato mi hanno detto "queste sono le difficoltà della vita adulta"/ e io ancora ho ripreso ad aspettare./ Quando i capelli sono imbiancati, mi hanno detto "queste sono le difficoltà della transizione"./ E io ho ripreso ad aspettare,/ sempre credendo che che/ un giorno sarebbero venuti i giorni buoni./ Mentre attendevo, con la mia atavica pazienza/ sono morto e mi hanno seppellito./ Considerando che avevo pazientato per tanto tempo/ speravo dopo la morte di andare in paradiso,/ dove avrei trovato i giorni buoni nell'oscurità della tomba/ e li continuo ad aspettare, con la mia atavica pazienza/ i giorni buoni che dopo questi certamente verranno".....L'Italia è amata in modo commovente dagli albanesi ma è anche criticata per la sua distanza e il suo snobismo…. …Senza fermarsi a riflettere che tutti i giorni, milioni di persone imparano l'italiano attraverso il nostro stupidario quotidiano. é possibile comportarsi con tanta incoscienza?? (fragmente)

Botuesja më e mirë shqiptare është edhe vetë shkrimtare

NRC, 20 Shkurt 2007, Holandë

Hans Beerekamp