Këto ditë “Skanderbeg books” nxorri në qarkullim romanin “Pylli norvegjez” të autorit të njohur japonez, Haruki Murakami. Skanderbeg Books, që ka edhe ekzkluzivitetin e botimit të Haruki Murakamit në shqip, e ka prezantuar edhe më pare këtë autor me romanet “E dashur, Sputnik” dhe “Kronika e zogut kurdisës”, vepra që e bënë të dashur këtë autor për lexuesin shqiptar. Haruki Murakami është ndër shkrimtarët japonezë më të njohur sot në botë dhe ndër më të rëndësishmit e botës letrare, autor i pothuajse të gjitha çmimeve prestigjioze letrare dhe për disa vite radhazi një ndër pretendentët e çmimit Nobel në Letërsi. Kritika e cilëson Murakamin si ndër mjeshtrat e rrëfimit sot, autori që tronditi letërsinë japoneze dhe përshfaqjen e saj në botën letrare përmes së ashtuquajturit “thjeshtësim i realitetit”, për çka në krye të debutimit të tij u keqkuptua nga kritika dhe autorët e tjerë, të cilët sot e kanë idhullin e tyre letrar. Përkundër kanoneve, diskrecionit, tabuve që shpesh e kornizojnë letërsinë japoneze, Haruki Murakami e çliroi prozën e tij, duke e kthyer atë në një ndër më të lexuarat në botë. Kombinimi i stilit të tij autentik, frymës magjike dhe joshëse që ka terreni i tij letrar japonez dhe turbulancës pasionale që shkakton leximi i romaneve të tij, e bëjnë atë autorin me fansat më të shumtë në botë. Romani “Pylli norvegjez” do të ndiqet me botimin së shpejti nga Skanderbeg Books të romanit “Kafka në breg”.

Haruki Murakami
Pylli norvegjez
Roman
Përktheu nga anglishtja: Etta Klosi
320 faqe
1200 lekë


Për të shkarkuar kopertinën e librit hyni në linkun: http://www.skanderbegbooks.com/Kopertina.jpg
Për të shkarkuar foton e Haruki Murakamit hyni në linkun: http://www.skanderbegbooks.com/Murakami01.jpg

Dy fjalë për romanin “Pylli norvegjez”

“Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”. Ky është qerthulli i romanit “Pylli norvegjez” dhe shpjegesa se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij. Romani fillon me rrëfimtarin, tashmë i rritur, tek mbërrim në Hamburg. “Isha tridhjetë e shtatë vjeç, i ulur në njërën nga ndenjëset e avionit të stërmadh 747, që teksa zhytej përmes reve të dendura, afrohej mbi aeroportin e Hamburgut. Shirat e ftohtë të nëntorit e kishin regjur tokën dhe i kishin dhënë atmosferën gri të peizazheve flamandë gjithçkaje, ekipit që ndihmonte uljen të veshur me mushamatë e shiut, flamurit në majë të godinës së aeroportit dhe reklamës së BMV-së në tablonë e madhe. Ja pra, përsëri në Gjermani. Kur avioni u ul, nga altoparlantët e sipërm filloi të dëgjohej një muzikë e lehtë, një orkestrim i ëmbël i këngës së Bitëllsave, “Norwegian Wood” (Pylli norvegjez). Melodia e saj më shkaktonte gjithmonë një drithërimë të lehtë, por këtë herë qe më e fortë se kurrë”.)
Kjo muzikë e çon papritur Torun, personazhin e romanit, në një të kaluar shumë të largët, për të cilën kishte shumë kohë që nuk mendonte. Nuk arrijmë të mësojmë dot arsyen që e ka sjellë personazhin kryesor në Hamburg, por duket thjeshtë një urëkalim për tek e shkuara, nga e cila është dominura ky roman. Situata që përshkruhet në fjalinë hyrëse, nuk ripërsëritet më, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan më asnjë rol. I gjithë romani është një kujtim i gjatë në të cilin fëmijëria rijetohet si në një film i ndërtuar mbi digresionet.
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave “Norwegian Wood.”
Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh. Toru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale.
Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. “Pylli norvegjez” është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japozez. Në një vend ku me një bestseller nënkuptohet një libër që shitet në mbi 100 mijë kopje, ky libër ka shitur më shumë se katër milion kopje. Jashtë Japonisë, Murakami ka fituar statusin e shkrimtarit kult, librat e të cilit janë përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë të ndryshme.

Murakami dhe Japonia e ditëve cunamike

Aktualiteti i veprës së Murakamit dhe tragjedisë së fundit të cunamit në Japoni

“Ne e shohim se si një gjë të përcaktuar se toka poshtë këmbëve tona është e palëvizshme, siç e thotë edhe shprehja: Të rrish me këmbë në tokë”. Por papritur, po zbulojmë se nuk është kështu. Toka dhe gurët mbi të cilët ecim po bëhen të lëngshëm. Ky imazh është përshkruar shpesh nga autori japonez Haruki Murakami në rrëfimet e tij letrare, veçanërisht të zhanrit të shkurtër, sikurse në përmbledhjen me tregime “Pas tërmetit”. Por edhe pse ngjarje të tilla, sikurse cunami i fundit, kanë qenë shpesh temë e rrëfimeve të Murakamit, ajo që mund të presim pas leximit të titujve të tillë që lidhen me katastrofat natyrore si kjo e fundit - përshkrimi i trupave të vdekur, të plagosurve, vajtimi, ndihma, shkatërrimi dhe frika - nuk jepen nga Murakami. Tërmeti e cunami luajnë një rol anësor përmes lojës së karaktereve të tij, të cilët në fakt e ndërtojnë ngjarjen në largesë: Një djalë jetim, i cili organizon ndihma për qytetin; një burrë në Tokio që lë pas siç duket familjen e tij në qytetiun e rrënuar; një grua e cila ka ditë që po ndjek programet televizive mbi katastrofën dhe pastaj braktis bashkëshortin; një fëmijë i vogël që ka frikë nga “Burri-tërmet”, krijesa e fortë përpirëse që i merr trajtë në mendje mes tmerrit.
Të gjitha rrëfimet ndodhin gjithnjë larg pikës së katastrofës, kësisoj personazhet mund të shikojnë nga larg, ashtu siç bëjnë shqiptarët nga atdheu i tyre. Por edhe pse vatra e vërtetë e tërmetit mund të jetë larg, ndjenja e të mospasurit më tokë nën këmbë, është e pranishme në çdo rrëfim të tillë të autorit. Murakami synon, siç e shpjegon edhe vetë nëpër intervistat e tij, ta përshkruajë situatën pas tërmetit sa më simbolikisht që të jetë e mundur.
Ai e bën këtë duke mos e kufizuar kaosin në rrëfimet e tij. Shumë autorë sot përshkruajnë një botë të “ndrequr” në veprën e tyre, një botë ku as edhe një zog nuk bie nga pema pa një kuptim të caktuar. Murakami nuk e bën këtë, qëllimisht. Pse e braktis bashkëshortin gruaja për të cilin shkruan Murakami? Kjo mbetet e paqartë, si për bashkëshortin, ashtu edhe për lexuesin. Nga cili vis vjen ai burri që ndez zjarre në bregdet? Duket sikur bie një vello, teksa bëhet e qartë që dikur aty, në bregdet, kishte një familje, një shtëpi, e cila tani s’është më. Një djalë që ka humbur të atin sheh në metro një burrë që mund të jetë i ati, e ndjek dhe e humbet, pra diçka që mund të ishte zgjidhur në botë e që duhej “kontrolluar” nga autori, mbyllet jokënaqshëm, ashtu siç ndodh në fakt në jetën reale.
Tërmeti, cunami dhe pasojat e tij, janë transformuar nga Murakami në një ndjenjë kaosi dhe pasigurie, që përshkojnë të gjithë rrëfimet e tij mbi këtë temë dhe rileximi i tyre, u ndjell japonezëve të sotëm një ndjesi profetike të fshehur me rreshtave, që edhe pse janë shkruar dikur, pas një gjëme të përafërt, janë fantoma të gjëmës, e cila, para së gjithash, kërkon prej japonezëve gjakftohtësit, veti që ata e kanë dhe i ka ndihmuar asisoj që tragjeditë të kenë shije më pak të tillë.

Kush është Haruki Murakami

Haruki Murakami (Kioto 1949) është prej atyre shkrimtarëve që jep shumë rrallë intervista e nuk e pëlqen publicitetin. Ato pak të dhëna që kemi për të, i mësojmë më së shumti në pasthëniet e librave të tij. Murakami ka lindur ne Kioto. Shkollën e mesme e ka kryer në Kobe dhe universitetin më pas në Tokio. Ka punuar si barist në xhaz-kafe Peter Cat. Ka jetuar një pjesë kohe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Është përkthyes i letërsisë amerikane në japonisht. Nga librat e tij duket qartë se ai përdor përvojat e veta si burim i rrëfimit në romanet e tij. Ngjarja zhvillohet gjithmonë në njërin nga vendet e përmendura këtu dhe dashuria për xhazin dhe muzikën në përgjithësi, haset në të gjitha faqet e romaneve të tij. Studentët apo tridhjetëvjeçarët e përhumbur që popullojnë si karaktere romanet e tij, kanë të njëjtat shije e të njëjtat veçanësi sikurse vetë Murakami.
Sipas asaj që thotë edhe ai vetë, Murakami shkruan ashtu siç ne e lexojmë tekstin e tij. Gjthësisht, rrëfimi i tij fillon me një fjali, e cila thërret të dytën, e dyta na çon tek e treta, e kështu ngadalë ai ndërthur të gjithë tregimin prej fijes se fjalisë hapëse. Madje as për librat e tij voluminozë, Murakami nuk ndërton skema, edhe pse i rishikon dhe i kontrollon dorëshkrimet e tij disa herë, për të hequr ato që i duken të tepërta a për të plotësuar mangësitë.
“Në mëngjes zgjohesha shumë heret dhe ulesha në tavolinën e punës”, shkruan ai mbi përvojën gjatë të shkruarit të njërit prej romaneve më të rëndësishëm të tij “Kronika e zogut kurdisës”, të botuar edhe në gjuhën shqipe. “Pastaj i përqendroja të gjitha mendimet e mia mbi romanin. Zhytesha shumë shpejt tërësisht në historinë që trajtonte. E më pas nuk mendoja më si autor, por vazhdoja të udhëtoja me të (romanin) si një zbulues apo pjesëmarrës), si një bashkudhëtar në të. Kush shkruan një roman të gjatë, herët a vonë mbërrin pa e kuptuar në një pikë të tillë. Po ta ekzagjeroja ca, mund të thoja se gjërat “fantastike” që ndodhin gjatë ‘Kronika e zogut kurdisës’, deri diku, i kam perjetuar dhe i kam parë me syte e mi gjatë kohës që e shkruaja librin.”

 

Bota e endrrave e Haruki Murakamit

Në tregimet fantastike te shkrimtarit japonez Haruki Murakami, tmerri gjendet shpesh nen siperfaqen e se perditshmes. Godina te medha, telefona qe bien - e pastaj mbizoteron Fatkeqesia

Ron Kaal

Romanet e tij fillojne ne nje menyre thuajse te pa rendesishme. "Ajo qe shohim ketu eshte forma e nje qyteti te madh"(After Dark), "Isha 37 vjeç dhe qendroja i mberthyer ne karriken time ne nje Boeing 747"(Norwegian Wood), "Sumire u dashurua per here te pare ne jeten e saj, kur ishte njezetedy vjeç." (Spoetnik liefde), "Kam lindur me 4 janar 1951" (Ne jug te kufirit).
Ngjan sikur shkrimtari me keto fakte sa prozaike aq edhe preçise kerkon te ankoroje tregimin qe vijon me tej : nje vend, nje date, nje moshe, nje numer. Sikur ne kete menyre te kerkoje qe fluturimi i fantazise te mund te frenohet disi. Sepse pak me vone ngrihemi ne fluturim e asnje lexues nuk e ka idene se si kemi mberritur aty.
Vepra e shkrimtarit japonez Haruki Murakami perfshin tregime, disa romane te vogla romane te trashe dhe dy romane jo fictive, pjesa me e madhe e te cileve eshte perkthyer ne vitet e kaluara ne hollandisht. Romanet e vogla jane ne pergjithesi histori dashurie siperfaqesore, ndersa ata te medhenjte jane romane me te komplikuar, jane vepra ne te cilat perspektiva duket sikur ndryshon nga kapitulli ne kapitull.
After dark eshte nje roman i tille i vogel qe nuk zgjat me shume se sa nje nate, nga ora dymbedhjete pa gjashte minuta e (mes)nates deri ne oren shtate pa tete minuta te mengjesit, gjate se ciles kalimi i kohes pershkruhet ne menyre te sakte prej fushes se nje ore. Eshte nje liber filmik, thuajse nje skenar, me tregues te perpikte per kameren qe drejton fushen e shikimit tone.
Ketu jemi larg ekzotizmit te bambuve e te luleve te qershise, te kimonove apo te geishave. Kjo eshte Japonia e zyrave te medha dhe e punes se vazhdueshme e te lodhshme, madje edhe gjate nates, Japonia e komformizmit dhe e vetmise, e pritjeve ne parqe mengjeseve dhe restoranteve te nates . Tokio eshte ketu nje fare Nju Jorku plot 7-Elevens e Denny's ku te rinjte vishen me uniformen bashkekohore te perbere nga sneakers*, bluza hooded e kapele bejzbolli dhe aksioni zhvillohet kundrejt nje dekori hippop a tjeter muzike pop. Edhe historia i ngjan nje filmi : boy meets girl" ( nje djale qe takon nje vajze) - nuk eshte me shume se kaq ky tregim i nje studenteje dhe nje trombonisti. Jo pikenisja por menyra sesi nderthuret ngjarja eshte e veçante. Jane shpirtera te humbur gjate nates me nje rreth njerzish qe behet me i çuditshem sa me shume qe shtjellohet tregimi : nje kampione mundjeje, nje prostitute kineze, nje punonjes administrate sadist, nje ganster mbi nje motorçiklete. E gjithe kjo histori e erret ngrihet ne nje tjeter nivel prej tregimit paralel te bukuroshes se fjetur qe kundrohet nga nje burre qe ka humbur fytyren. Pamja e jashtme e tregimit mund te jete perendimore por ndenjat mbeten mese lindore.
"Ne momentin kur gjerat perputhen ", shkruan Murakami nga fundi, "eshte luajtur e gjitha ne nje çarje te thelle ne nje vend, te cilin nuk kemi qene ne gjendje ta mberrijme. Diku mes mesnates dhe rrezeve te para te mengjesit ai vend hap diku nje dere te zeze."


Haruki Murakami ( Kioto 1949) jep shume rralle intervista e nuk e pelqen publicitetin. Ato pak te dhena qe kemi per te i mesojme ne pasthenien e librit " Kronikat e zogut kurdises" nga nje interviste e shkurter qe ai i ka dhene perkthyesit Zhak Vesterhoven, si edhe nga informacionet qe ky (perkthyesi) na jep ne kete liber, por edhe ne librin "Gjahu i deles". Murakami ka lindur ne Kioto. Shkollen e mesme e ka kryer ne Kobe. Universitetin ne Tokio. Ka punuar si barist ne xhaz-kafe Peter Cat. Ka jetuar ne Evrope e ne Shtetet e Bashkuara. Eshte perkthyes i letersise amerikane. Nga librat e tij duket qarte qe ai i perdor eksperiencat e veta si burim / baze per romanet e tij. Ngjarja zhvillohet gjithmone ne nje nga vendet e permendura me lart e dashuria per xhazin gjindet ne te gjitha faqet e romaneve. Studentet a tridhjetevjeçaret e perhumbur qe popullojne romanet e tij kane te njejtat shije e te njejtat veçanti (karakteristika) si edhe Murakami.

Sipas asaj qe thote edhe ai vete, Murakami shkruan ashtu siç ne lexojme. Fillon me nje fjali, qe therret te dyten, e dyta na çon tek e treta e keshtu ngadale e nderthur gjithe tregimin prej fijes se fjalise hapese. As edhe per librat e medhenj nuk nderton skema, edhe pse i rishikon dhe i kontrollon doreshkrimet e tij disa here per te hequr ato qe i duken te teperta a per te mbushur mangesite.
"Ne mengjes zgjohesha shume heret dhe u ulesha ne tavolinen e punes.", shkruan ai ne fund te pjeses se trete, "Pastaj perqendroja te gjitha mendimet e mia mbi romanin. Shume shpejt zhytesha teresisht ne historine qe trajtonte. E me pas nuk mendoja me si autor por vazhdoja te udhetoja me te (romanin) si nje zbulues (a pjesmarres), si nje bashkeudhetar. Kush shkruan nje roman te gjate heret a vone mberrin automatikisht ne nje pike te tille. Po ta ekzagjeroja ca, mund te thoja qe gjerat "fantastike"(te mbinatyrshme) qe ndodhin gjate "Kronikat e zogut kurdises", deri diku, i kam perjetuar dhe i kam pare me syte e mi, gjate kohes qe isha duke e shkruar.
Me ane te ketij shpjegimi arrijme te kuptojme anet obsesive e thuajse enderrakeqe te librave te tij ne te cilat gjerat me te pashpjegueshme paraqiten si mese te zakonshme e nuk jepet asnje lloj shpjegimi/sqarimi (lezuesi ka te drejte te vendose vete sesi ), e ku jo rralle ndodh qe personazhet kryesore te levizin ne jete si te ishte nje enderr . ("Ngjante me nje pikture te Chiriko's"). Lexuesi e pranon kete situate pasi eshte mesuar tashme me boten e endrrave si edhe me fenomenin e shfaqjes dhe zhdukjes se figurave gjysme te njohura.

Norwegian Wood (1987)fillon me tregimtarin e rritur qe zbarkon ne Hamburg. ("Isha 37 vjeç dhe qendroja i mberthyer ne karriken time ne nje Boeing 747."). Kur aeroplani zbret ne toke degjohet nga autoparlantet muzika e Norwegian Wood. Kjo muzike e tranporton ate papritur ne nje te kaluar shume te larget per te cilen kishte shume kohe qe nuk mendonte. Nuk arrijme te mesojme dot arsyen e cila e ka sjelle personazhin kryesor ne Hamburg. Situata qe pershkruhet ne fjaline hapese nuk riperseritet me, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan me asnje rol. I gjithe romani eshte nje kujtim i gjate ne te cilin femijeria rijetohet si ne nje film i ndertuar mbi flashback/ rikthime.
Kjo histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e rritjesh perfaqeson hyrjen e tij triumfante ne tregun japozez. Ne nje vend ku me nje bestseller nenkuptohet nje liber qe shitet ne mbi 100 mije kopje, ky liber ka shitur me shume se kater milion. Jashte Japonise Murakami ka fituar statusin e shkrimtarit kult, librat e te cilit jane perkthyer ne mese tridhjete vende te ndryshme.

Ne dallim nga shkrimtaret e tjere si Kawabata e Tanizaki, proza e Murakamit eshte e orientuar nga perendimi.Qe kur ishte i vogel ne vend qe te lexonte librat japoneze, qe perbenin edhe lenden ne te cilen jepnin mesim prinderit e tij ai lexonte shkrimtaret amerikane si Skot Fitzxherald, Raymond Çandler e Kurt Vonnegut. Murakami ka studuar dramaturgji ne universitetit e Tokios dhe i ka perfunduar studimet me nje punim diplome mbi motivin e udhetimeve ne filmin amerikan. Me pas ka jetuar per nje fare kohe ne Itali. Ka udhetuar neper Evropen jugore e ne fillim te viteve '90-te ka qendruar per disa vite ne Shtetet e Bashkuara ku edhe ka shkruar "Kronikat e zogut kurdises", romanin e tij me ambicioz e me te gjate/trashe. Ne te njejten kohe ne shkembim me te shkruarit, ka perkthyer ne japonisht libra te Skot Fitzxherald, Truman Kapote, Raymond Karver, Xhon Irving e Tim O'Brajen.
Librat e tij deshmojne gjurme te asaj lloj jete. Shkrimtaret amerikane, muzika perendimore- jo vetem pop por edhe xhaz e klasike- perdoren pa shume kujdes ne librat e tij. Opera dhe mitologjia formojne motivet per dramaturgjine e tregimeve te tij. Te shkruarit e tij perbehet nga nje lloj zgjerimi eseistik i temave te tilla si muzika, filmi, tragjedite greke e te gatuarit. Eshte pikerisht kjo perzierje prej lartesish e ultesirash, prej thellesish e banaliteti qe u jep librave te tij aromen dhe ngjyren e njohur. Sado fantastike qe te jene tregimet e tij, sido qe te zhvillohen- e fantastike eshte pak t'i quash- ato jane gjithmone te formatuara ne ndodhi a ne dialogje te perditshme. Te ngrenit e te pirit, emrat dhe markat formojne dekorin e padukshem ku ndodhite zhvendosen nga realja ne surreale, pa e humbur lexuesin per asnje moment. "Çdo tregim perputhej plotesisht," shkruan ai ne Norwegian Wood "por kishte diçka qe nuk shkonte ne renditje. Tregimi A shnderrohej papritur ne tregimin B, nderkohe qe ky i fundit ishte pjese e tregimit A. Me pas kapercente ne tregimin C, qe ishte pjese perberese e tregimit B, e keshtu me rradhe."
Kundervenia qytet-fshat luan thuajse ne te gjitha librat e tij nje rol ne te cilin fshati perfaqeson/simbolizon te kaluaren, traditen dhe fshehtesite ndersa qyteti i madh eshte simbol i jetes moderne. Tematika e tij eshte pikerisht ky ferkim midis te vjetres e se rese, mes tradites dhe modernitetit, mes Lindjes dhe Perendimit.
Mesa duket Murakami eshte frymezuar me shume prej filmave sesa prej librave. Filmi bazohet shpesh mbi suspension of disbelief, (pezullimi i dyshimit), shikuesi e di qe diçka eshte e pamundur te ndodhe, por eshte i pregatitur qe ta pranoje sepse ajo (ngjarja e pabesueshme) i ndodh para syve. Per kete edhe romanet e Murakamit te sjellin ne mend filmat e David Linç, ne te cilet tmerri, qe ndodhet nen siperfaqen e te perdishmes, ze nje vend te konsiderueshem. Kjo ngjashmeri nuk eshte e rastesishme: Murakami i ka shkruar te tri pjeset e "Kronikat e zogut kurdises"gjate qendrimit te tij ne Amerike, nderkohe qe ne televizionin amerikan shfaqej seriali Twin Peaks i David Linçit.
"Kronikat e zogut kurdises", shkruan Murakami ne pasthenien e perkthimit holandez, "ben fjale per nje grua qe zhduket pa gjurme dhe per burrin e saj, personazhi kryesor, i cili shkon ne kerkim te saj. Ky eshte nje motiv i rendesishen ne shume romane te mij: dikush shkon ne kerkim te dikujt qe i/e ka humbur."

Kerkimi i dikujt qe zhduket pa lene gjurme eshte edhe esenca e tregimit detetektiv. ( Zhdukja eshte me shume tema e filmit modern sesa e romanit modern, po te kemi parasysh Bynny Lake is Missing, L'Avventura, Sous le sable.) Romanet e Murakamit mund te konsiderohen fare mire si detektive, por nuk jane te tipit kush e ka bere? ; nuk ka fajtor, ashtu siç nuk ka edhe zgjidhje. Jane me shume detektive ekzistenciale : personazhet e kane bere vete, ata humbasin ne shpirtin e tyre. Murakami e ka shpjeguar njehere romanin e tij ideal si nje kryqezim midis Dostojevskit dhe Çandler - prej te parit huazon permbajtjen, prej te dytit formen.
Rajmond Çandler, themeluesi i arketipit "private eye" Filip Marlow, ka shkruar jo vetem libra, por edhe skenare filmash qe jane bazuar ne tregimet e tij. Eshte e tija thenia: ne rast se nuk di se çfare te besh lere telefonin te bjere. Murakami duket sikur e ka "kopjuar" kete shprehje. Nuk ka ne fakt, krijimtari a veper ne te cilen telefoni bie kaq shpesh sa te ate te tijen. Kronikat e zogut kurdises fillon me : "Kur ra telefoni, ndodhesha ne kuzhine perpara nje tenxhereje me spagetti, duke fershellyer uverturen e Rosinit La gazza ladra, qe sipas meje eshte muzika ideale per te zier makaronat."( Nje fjali si nje permbledhje e vepres se tij).

Ne 850 faqet qe ndjekin telefoni do te bjere shpesh. Çdo ndryshim apo nderprerje paraprihet nga nje e rene telefoni.
Mbi te gjitha kapitulli i pare eshte, me perjashtim te disa detajeve, i njejte me tregimin Zogjte kurdises dhe grate e se martes qe ben pjese ne librin e tregimeve "Elefanti zhduket." Murakami e ben shpesh nje gje te tille. Ne rast se nje tregim premton te jete me shume sesa ka menduar me pare atehere ai e perdor ate si pjese te nje romani. Ky lloj shartimi eshte nje karakteristike e vepres se tij: Ne jug te kufirit eshte bazuar krejtesisht ne kapitujt qe ai pati eliminuar nga doreshkrimi i Kronikat e zogut kurdises, qe kane te bejne te gjithe me te kaluaren e personazhit kryesor Toru Okada ( te cilit ketu i eshte dhene emri Hajime).

Kanibalizimi i vepres se vet e afron Murakamin me Çandler. Ky i fundit ka perdorur tregimet e tij te shkurtra pulp si lende e pare per romanet e veta. Ashtu siç ve re edhe Frederik Xhemison, librat e Çandler nuk jane shkruar por jane qepur me njeri tjetrin. Ne nje artikel te titulluar Çandleri sinoptik, Xhemison hedh idene per t´i lexuar njekohesisht ( prane njeri tjetrit) kater romane te hershme te Çandlerit (The big sleep, Farewell, My Lovely, The high Window dhe The Lady in the Lake), ne menyre qe lexuesi te krijoje idene qe ketu kemi te bejme me te njejten histori qe tregohet çdo here ndryshe. ( Tre te paret ngjasojne shume me njeri tjetrin, ashtu si Ungjilli sipas Matias, Markut e Lukes, ndersa i katerti njesoj si ungjilli i Gjonit, perfaqeson perjashtimin qe perforcon rregullin).

Edhe romanet e medhenj te Murakamit - Kafka ne plazh, Kronikat e zogut kurdises, Bota e çudirave dhe fundi i botes, Gjahu i deles se humbur- duken, pas nje studimi te metejshem te kene me shume perafersi sesa dallime. Tre prej kater romaneve (Delja perben perjashtimin) ne shikim te pare, trajtojne dy histori krejtesisht te ndryshme mes tyre, qe tregohen duke ia lene vendin njera tjetres dhe duket se kane nje pike takimi ne te ardhmen. Eshte Fatkeqesia me shkronje te madhe qe i lidh keto romane. "Fatkeqesia" shkruan ai diku, "merr ate qe gjen e nuk largohet pa marre ate qe i takon."

Per nje kohe te gjate Murakami nuk e ka ndjere veten mire ne Japoni. Ashtu si edhe ai vete, personazhet e tij jane individe qe e kane te veshtire te pershtaten e te mesohen ne nje bote qe duket se nuk u perket. Ajo qe jetojne u duket me shume si iluzion sesa si realitet. Sekreti teknik i Murakamit qendron ne faktin qe ai arrin ta konkretizoje kete lloj gjendjeje psikologjike. Ndjesia e te jetuarit ne nje bote tjeter shderrohet tek ai ne idene e nje bote paralele. Endrrat dhe kujtimet paraqiten si bote alternative qe ngjajne shume me boten tone por jane krejt tjeter gje. Pasqyra dhe ekrani i televizorit perfaqesojne njekohesisht hyrjen ne nje bote tjeter, po ashtu si nje pus i erret apo nje vend i hapur ne mes te nje pyllnaje. Zbritja ne pus apo hyrja ne dhomen e erret eshte nje zbritje ne nen-ndergjegjie (subkoshience). Labirinthi apo ngaterresat prej ne forme labirinthi ne te cilat personazhet kerkojne rrugedalje eshte labirinthi qe çdokush ka brenda vetes.
Ne kete gjendje psiqike endrrat dhe kujtimet vlojne dhe nderthuren me realitetin. Çdo ngjarje ndizet, merr flake per pak çaste para se te shuhet, shnderrohet ne kujtim. Ose siç shkruan Murakami tek Kafka ne plazh: "Te ecesh dy hapa e gjithçka qe me pare ekzitonte a ndodhte aty shderrohet ne iluzion."
Bota e kujtimeve, endrrave dhe iluzioneve shfaqet ne çdo liber. Personazhet nuk kane asnje lloj fuqie mbi veten, kujtojne se mund te shperbehen nga çasti ne çast e duhet qe here pas here ta mbledhin veten. " Konturet e te qenurit tim grumbullohen mbi njeri tjerin dhe mbullen heshturazi si me çeles." Realiteti perjetohet si i pavertete. "Konturet e jetes se vertete rreth meje sfumohen si pamjet e nje filmi." Endrra dhe realiteti lengezohen. "Ka endrra ne te cilat here pas here kufiri mes endrres dhe realitetit nuk eshte edhe aq i qarte." E mbi ato qe ndodhin ne endrra nuk kemi asnje lloj kontrolli. "Per sa kohe qe je zgjuar mund ta zoterosh imagjinaten. Por endrrat nuk i zoteron dot."

Pamja ne pasqyre dhe hija jane veten kujtime te trupit. Te Murakami personazhet kane ndonjehere 'hije te holla' (Kafka ne plazh), ose hija dhe kujtesa u eshte marre, u eshte hequr (Bota e çudirave). Ndenja e irreales i sulmon mese njehere. " Me erdhi menjehere ndermend qe kjo nuk ishte jeta ime." Dhe: "Uni im i vertete gjendet krejt diku tjeter. Nuk mund ta shohesh ne fotografi." (Ne jug te kufirit). Bota eshte nje projektim nje panorame e brendshme; njeriu eshte nje gëzhojë e zbrazur. Ky krahasim perseritet shpesh, per Murakamin, njeriu modern eshte njeriu i zbrazur i poezisë së Eliot ( "We are hollow men./ We are the stuffed men Leaning together./ Headpiece filled with straw. Alas !"). Kjo eshte kritika e tij ndaj shoqerise japoneze ku konformizmi perfaqeson miresine me te larte dhe grupi perzgjidhet mbi individin.

I gjithe ky hokus pokus funksionon vetem e vetem pse Murakami elementet domethenes (me kuptim te thelle) dhe fantastike (te mbinatyrshem) i formaton ne nje det detajesh e ne pershkrime shume te kujdesshme te gjerave qe ndodhin perdite. Forma e tregimit detektiv (policor) me zhdukjet e papritura zbulimet, te fshehtat, sekretet uiskin dhe dhunen, kujdeset per nje lloj tokezimi ne te cilin metafizika shfaqet here pas here ndermjet. Te Murakami hija jone ndiqet.
Tematika eshte, ashtu siç ve re edhe perkthyesi ne pasthenien e Gjahu per delen e humbur, po aq e vjeter sa edhe vete letersia japoneze. Nje nostalgji retrospektive e paadresuar, nje mall per koherat e lumtura qe ndoshta nuk kane ekzistuar asnjehere, qe i bashkangjitet nje kuptimi thellesisht te ndjere te gjerave qe ikin (largohen, humbasin) dhe te mosbesimit tek personi yt. Por ketu gjithçka eshte e mbeshtjelle ne menyre elegante ne nje xhakete me nje prerje perendimore.


Ne momentet kur tregimi fillon te ngjaje shume fantastik (me fantazi) e rrezikon te dale nga linjat (shinat), atehere shkrimtari si me magji nxjerr nje motiv a nje dialog nga kapelja e tij, qe e perforcon idene e tematikes se tij klasike. Kafka ne plazh i referrohet me pak Kafkes sesa Edipit dhe Orfeut. Kronikat e zogut kurdises ia huazon besueshmerine e tij Flautit Magjik te Moxartit. Fatkeqesia ne Norwegian Wood behet e durueshme fale nje diskutimi mbi tragjedite e Euripidit dhe Eskilit. ("Njeriu nuk e zgjedh dot fatin e vet, fati e zgjedh njeriun"). Hijet e gjalla behen te besueshme fale nje shetitjeje ne Tregimin e Gengjit . E pikerisht kur Miresia dhe E lartmadherishmja rrezikojne te kalojne kufijte, atehere rishfaqen ikonat e gjalla si Xhoni Walker e Kolonel Sanders, ne skena qe duket sikur jane shkeputur nga nje film i David Linç.
("Je ti vertete koloneli Sanders? Jo tamam. Por e kam huazuar formen e tij vetem per pak.") Jane , ashtu si shume te tjera ne keto libra, forma perendimore per ndjenja lindore.
Kur Murakami e ben personazhin kryesor te pershkruaje pjeset teatrale te Euripidit ai flet ne menyre te qarte mbi situaten e vet: "Paraqiten njerez te ndryshem, gjithesecili me rrethanat, motivet dhe kendeshtrimet e veta, e qe te gjithe rendin mbas drejtesise dhe lumturise. Per kete arsye bllokohet e gjitha e bllokohen te gjithe. Eshte mese e logjikshme. Eshte mese e pamundur qe qe te gjithe te arrijne te gjejne drejtesi a te jene te lumtur keshtu qe kaosi eshte i paevitueshem."
Por ne librat e tij nuk behet kurre kaos edhe pse shume gjera dalin ne pah a rishfaqen here pas here. Por nje shpjegim i kenaqshem nuk ekszison e per happy-end as qe behet fjale. "Personazhi kryesor" thote shkrimtari "dorezohet perpara gjithe ketyre enigmave, i qete dhe me nje parandjenje se shpetimi eshte i mundur". Nje roman nuk eshte nje rebus, jo gjithçka premton nje zgjidhje. Romani s'eshte veçse nje metafore. Nje metafore e çfare e kujt? I mbetet lexuesit qe ta zbuloje/ ta gjeje.