Çelja
e ekspozitës "Kolonel Tomsoni dhe Shqipëria. Misioni Holandez
i Paqes në Ballkan 1913-14" dhe prezantimi i librit Gjashtë
muaj në Shqipëri të J. Fabius, Muzeu Historik Kombëtar,
9 dhjetor 2005, të organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, në
bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë Holandeze në
Tiranë dhe Skanderbeg books. |
 |
(Nga e majta në
të djathtë): Prof.dr. Afrim Karagjozi, kuratori shqiptar i
ekspozitës, zoti. Harrie Teunissen, kuratori holandez i ekspozitës,
z. Beqir Mete, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe zoti S. Van Voorst
tot Voorst, Ambasador i Mbretërisë së Holandës në
Shqipëri dhe zonja Egla Mitre, përkthyese. |
(majtas) Ambasadori i Mbretërisë
së Holandës në Shqipëri zoti Van Voorst tot
Voorst gjatë fjalës së tij, ku mes të tjerash
veçoi rëndësinë e Misionit Holandez të
Paqes në vitet 1913-14 dhe rolin e atëhershëm të
Kolonel Tomsonit dhe të sotëm në marrëdhëniet
shqiptaro-holandeze.
(djathtas) Kuratorët: Prof.dr. Afrim Karagjozi dhe zoti
Harrie Teunissen në një foto duke rikujtuar punën
e lodhshme por edhe suksesin e ekspozitës së kuruar prej
tyre.
|
|
 |
 |
Zoti
Harrie Teunissen gjatë fjalës së tij, në sfond pamje
e ekspozitës së hapur në 9 dhjetor 2006, në sallën
"Jan Kukuzeli" të Muzeut Historik Kombëtar, ku për
herë të parë për publikun shqiptar u sollën foto
me ngjyra të bëra shqiptarëve në vitet 1913-14 si edhe
shumë foto të tjera nga qytete të vendit të panjohura
dhe të bëra nga aficerët e Misionit Holandez të Paqes
në Ballkan 1913-1914. |
 |
Gjatë ceremonisë ku morën
pjesë ushtarakë të lartë të shtetit, gazetarë,
historianë dhe një grup oficerësh të Akademisë
së Lartë Ushtarake "Kolonel Tomsoni" në Tiranë |